Një lajm jo shumë i mirë për Interit që vjen nga Spanja.

Edhe pse nuk është konfirmuar kohëve të fundit se klubi spanjoll Valencia ka telashe financiare, megjithatë pas planeve që ka kryesia, po rezulton se nuk ka buxhet të mjaftueshëm për mesfushorin Geofrey Kondogbya, përcjell Korneri.net.

Pavarësisht paraqitjeve të mira të tij, Valencia duket se nuk po mundet të llgaritë në futbollistin i cili është i huazuar nga Inter, dhe 25 milionë euro të kërkuara nga italianët, duket se nuk i kanë “lakuriqët”. Sipas informacioneve të fundit vetëm Guedes i cili mund të blihet nga PSG do t’i kushtojë arkës së Valencias rreth 40-50 mln euro, ndaj dhe Kondogbia mund të sakrifikohet duke e rikthyer në Milano. /Korneri.net

Artikulli paraprakBarcelona blen kartonin e talentit të madh Arthur (Video)
Artikulli tjetërKluivert Jr, mund të luaj te Barcelona