Ballkani po konsiderohet nga njohësit e futbollit si një nga skuadrat më të forta në Ligën e Parë. Skuadra e drejtuar nga Bekim Shotani, të diellën në Thernadë do ta ketë testin e parë të vështirë, pasi duelon me liderin aktual FC Keku në ndeshjen kryesore të javës, shkruan Korneri.net.

Është pikërisht trajneri vushtrrias ai i cili ka folur në lidhje me këtë derbi për redaksinë e Kornerit. Sipas ish trajnerit të Drenicës, forca e Kekut e motivon ekipin të shfaqë më të mirën ndaj kundërshtarit direkt për vendin e parë. Ai beson që skuadra e tij ka forcën e duhur t’ia shkaktojë Kekut, humbjen e parë dhe çdo rezultat tjetër përveç fitorës e konsideron dështim.

“Luajmë ndaj liderit në Ligën e Parë, që akoma nuk ka humbje gjatë këtij stinori. Kjo na motivon shumë që t’ia shkaktojmë Kekut, humbjen e parë. Çdo rezultat përveç fitorës për ne do të jetë dështim, tu e pas parasysh që si objektiv kemi Superligën, por edhe plasmanin nga vendi i parë. Barazimi ose humbja do të jetë mos sukses në fillim të edicionit, pasi ne humbëm 2 pikë ndaj Ramiz Sadikut, kështu që gabimet nuk do të falen. Kemi një ekip përball me shumë lojtarë të mirë dhe që kanë pranuar më së paku gola në ligë vetëm 4, krejt kjo na bën më të fortë se kurdo herë për fitore. Ekipi ynë në krye me lojtarë me përvojë na bën që të jemi me shumë shpresë karshi derbit”, deklaroi Shotani.

Artikulli paraprakBashkimi finalisti i parë i Kupës së Kosovës
Artikulli tjetërBerbatovci tregon ku i sheh vështirësit në duelin ndaj Flamurtarit