Nuk është rastësisht lider në La Liga, kampion evropian dhe i botës për klube. Real Madridi deklasoi si me lojë ashtu edhe me rezultat Sevillan në kuadër të ndeshjes së parë të 1/8 së finales në Copa del Rey. 3:0 është treguesi më i mirë se kush ishte “patroni” në fushën e lojës edhe pse mbretërit luajtën pa lojtarët kryesor si Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Sergio Ramos.

Por, ai që më së shumti po përflitet kohëve të fundit James Rodriguez ishte protagonist kryesort i ndeshjes pasi shënoi dy gola për Realin,të dytin nga penalltia, ndërsa një gol tjetër e realizoi edhe edhe qendërmbrojtësi francez Raphael Varane.

Për Sevillan që luajti me skuadrën më të mirë të mudnshme, do të jetë mission shumë i vështirë dhe ndoshta i pamundur në ndeshjen e kthimit.

 

Artikulli paraprakBernie Ecclestone: “Djali i Schumacher mund ta shpëtojë Formula 1”
Artikulli tjetërDonnarumma 50 paraqitje, tejkalohet edhe Maldini