Kampionati larg dhe pa konkurrencë më i forti në botë, La Liga, na dhuroi një tjetër spektakël futbolli në stadiumin “Benito Villamarin” ndërmjet Betis dhe Barcelona, të cilat na dhanë gjithçka nga loja e futbollit, plot emocione, spektakël, dramë dhe gola.

Betis pati paraqitjen më të mirë sivjet duke e deklasuar me lojë Barcelonëhn për 75 minuta lojë, duke qëlluar dy herë shtyllën dhe epërsinë plotësisht të merituar kur në portën e Ter Stegen shënoi sulmuesi Alex Alegria.

Por, momenti më diskutabil ndodhi vetëm një minutë më vonë kur Barcelonës nuk i pranohet një gol i pastër pasi Jordi Alba e futi topin brenda portës prej nga e largoj Aissa Mandi, por gjyqtarët këtë nuk e vërejtën, ndërsa në minutën e 90, kur Betis bëhej gati për festë, një pasim melimetrik i Mesi për Suarez, uruguaijani e barazoi rezultatin në 1:1 që ishte final.

Barcelona i humbi dy pikë të vlefshme në garë për titull, por Betisi e meritoi fitoren të cilën e lëshoi nga dora.

Artikulli paraprakPayet kthehet te Marseille
Artikulli tjetërDramë në Melburne, Federer me rikthim të madh mposhti në finale Nadalin