Befasia e madhe për sa i përket merkatos së verës ishte ekipi i Milanit. Klubi italian kishte kohë që nuk fliste për merkato tw bujshme, duke përjashtuar këtu rastet me parametra 0. Me presidencën e re flitet ndryshe dhe investimi arriti nivelet më të larta, duke kulmuar me blerjen e Leonardo Bonuçit.

Megjithëse këto blerje nuk kanë reflektuar në rezultatet e Milanit, italianët nuk kanë ndërmend të ndalen dhe në janar do të blejnë sërish. Objektivi kryesor është Leon Goretzka. Sipas prestigjiozes italiane “Corriero Dello Sport”, kuqezinjtë do të tentojnë të marrin talentin gjerman, i cili ka një kontratë me Shalken. Goretzka ishte një ndër yjet që shkëlqeu në triumfin e Gjermanisë në Kupën e Konfederatave.

Artikulli paraprakArgjentina fitoi miqësoren me Rusinë
Artikulli tjetërEkskluzive: FFK tentoi negociatat me supertrajnerin kroat, por….