Portieri i Bolognas, Lukasz Skorupski nuk iu përgjigj pozitivisht ftesës së Polonisë për kualifikueset e EURO 2024, ndërsa si shkak u quajt një problem në kyçin e këmbës të pësuar ndaj Cagliarit.

Megjithatë, sipas raportimeve të medieve italiane arsyeja e vërtetë mund të jetë një përplasje e ndodhur në skuadrën e Polonisë që në Botërorin e Katarit. Mediet italiane raportojnë për një mosmarrëveshje mes portierit dhe sulmuesit simbol të kombëtares polake, Robert Lewandowski.

Marsin e kaluar, Skorupski, duke folur për një media polake, kishte zbuluar disa debate të ndodhura në dhomën e zhveshjes, në lidhje me ndarjen premiave për arritjen në fazën e 16-të në Kupën e Botës.

Skuadrës iu dha një premio prej 6 milionë euro, por sipas rrëfimit të Skorupskit, në vend që të festonte kualifikimin, ekipi i Polonisë po nxitonte për mënyrën e ndarjes së çmimit, gjë që megjithatë nuk u diskutua. Më vonë Lewandowski akuzoi portierin e Bologna-s se kishte thënë gjëra të pavërteta.

Tashmë në Poloni mendojnë se Skorupski nuk është bashkuar me ekipin jo prej problemeve fizike,por sepse ka frikë të përballet me Lewandowskin.

/Supersport.al

Artikulli paraprakRëndohet situata e Antony, dy gra të tjera e akuzojnë për dhunë dhe tentim përdhunimi
Artikulli tjetërGiroud tregon për lëndimin e mbrëmshëm para Derbit-Evropian