Leipzig nuk ishte kundërshtar i denjë për Paris SG.

Më në fund dhe pas milionave të shprenzuar në dekadën e fundit, skuadra parisiene është kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve, pas triumfit të lehtë ndaj përfaqësuesit gjerman Leipzig, shkruan Korneri.net

PSG herët kaloi në epërsi me golin e brazilianit Marquinhos që shënoi me kokë pas një ndërprerje, ndërsa tre minuta para pushimit, Neymar me thembër asistoi për Angel Di Maria që e dërgoi skuadrën e tij në pushim shumë më të qetë.

Pjesën  e dytë më mirë e nisi Leipzig, por ato raste që i pati nuk i konkretizoi, e këtë e dënoi PSG në anën tjetër duke shënuar edhe golin e tretë dhe të fundit përmes Juan Bernat  për rezultatin final 3-0. PSG në finale e pret më të mirin nga ndeshja e dytë gjysmëfinale, Bayern-Lyon. /Korneri.net

Artikulli paraprakWhy Almost Everything You have Learned About Brasilian Girls Is Wrong And What You Should Be Aware Of
Artikulli tjetërHow To Be In The Top 10 With Best Free Porn