Edhe ndeshja Liria-Drenica nuk dha fitues, por as gola, për çka edhe shikuesit shkojnë në stadiumet tona.
Pavarësisht këtij fakti loja në Prizren ishte shumë e mirë, dinamike dhe me raste e sidomos te vendasit të cilët patën mundësi të shumëfishta që së paku njëherë të dërgojnë topin në rrjetën kundërshtare, mirëpo kështu e ka nganjëherë futbolli…krijon dhe nuk shënon.
Një pikë për Lirinë është pak sepse ka vetëm tre respektivisht katër pikë më shumë se skuadrat tjera që po lutojnë t’i shmangen barazhit, pikërisht Drenica dhe Ferizaj.

Artikulli paraprakRoma dhe Milan shkatërrojnë kundërshtarët, Inter humbi edhe nga Crotone
Artikulli tjetërGolat e kësaj jave në Serie A (Video)