Superndeshja e javës së parë të Premier League, Chelsea-Liverpool mbyllet pa fitues.

Ndeshja ishte shumë e fortë, me “The Reds” që gjetën avantazhin në minutën e 18’ me Diaz, dhe gjatë kësaj periudhe ishte skuadër më e mirë, por më pas Chelsea e mori në kontroll lojën, shkruan Korneri.net

Ndërkohë në minutën e 29’ Salah shënoi gol të bukur pas një kundërsulmi, por pas verifikimit në VAR goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Pas kësaj Chelsea reagoi shpejt duke barazuar në minutën e 37’ me Disasi, me francezin që debutoi me gol te “blutë” e Londrës. Më pas Chilwell realizoi golin e dytë, i cili poashtu u anulua për offside, duke “barazuar” edhe në këtë aspekt.

Pjesa e dytë ishte pak më e zbehtë edhe pse rastet nuk munguan, megjithatë në fund gjithçka u mbyll me vetëm dy gola, dhe me barazim. Ishte ky barazimi i pestë rresht në kampionat për këto skuadra mes vete./Korneri.net

Artikulli paraprakBallkani e nisi me fitore edicionin e ri
Artikulli tjetërAncelotti merr lajmin e keq, sa do të mungojë mbrojtësi i Realit