Ndeshja kryesor e kësaj jave në Premier League u zhvillua në Emirates, kur Arsenali dhe Manchester City luajtën barz 2:2, në duelin interesant në momente dhe nganjëherë edhe monotone, por e cila nuk i shkoi për shtati askujt pasi vetëm pikët e plota do të kryenin punë.
Leroy Sane i kaloi “citizens” në epërsi me gol shumë të hershëm, por reaguan vendasit me golin e Theo Walcott.
Në fund të pjesës së parë Sergio Aguero shfrytëzoi sërish gabimin e madh në mbrojtjen e londinezëve, që iu falën më pas golit shumë të bukur të Shkodran Mustafit që barazoi rezultatin për herë të dytë dhe nuk ndryshoi më.
City mbetet i katërti, ndërsa Arsenali i gjashti dhe për momentin është jashtë zonës Champions.

Artikulli paraprakVIDEO/ GOOOOOOL. Çfarë mrekullie, supergol nga Shkodran Mustafi
Artikulli tjetërCeltic fiton titullin 8 javë para