Manchester United dhe Tottenham ndajnë pikët falë barazimit 2-2 në “Old Trafford”, në kryendeshjen e javës në Premier League.

Skuadra e Ten Hag gjeti dy herë avantazhin, por nuk arriti ta ruajë dhe në fund u detyrua të kënaqet me vetëm një pikë.

Rasmus Hojlund shënoi për “Djajtë e kuq” në minutën e tretë, por në të 19-ën londinezët u kundërpërgjigjën me Richarlisson, që shënoi golin barazimit pas një krosimi në zonë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve, që shënuan golin e dytë me anë të Rashford. Tottenhami riktheu baraspeshën në fillim të pjesës së dytë, kur Bentancour shënoi me asist të Werner, teksa deri në fund shifrat mbetën të pandryshuara dhe të dy skuadrat ndanë nga një pikë, që nuk ndikon në pozitat e tyre në renditje.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Real Madrid-Barcelona
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Milan-Roma