Manchester City ka arritur fitoren e 13-të më radhë në Premier League, pasi mposhti West Hamin me rezultat të ngushtë 2:1, shkruan “Korneri.net”.

Fillimisht Ogbona e kaloi në epërsi skuadrën mysafire, mirëpo në pjesën e dytë “qytetarët” reaguan shpejtë duke shënuar përmes Otamendit dhe Silvas.

Pas kësaj fitoreje, City është lider në Premier League me 43 pikë, kurse West Ham ndodhet në vendin e parafundit me vetëm dhjetë pikë të tubuara./Korneri.net.

Artikulli paraprakHarrojeni për pak De Gean, shikoni çfarë bën ky portier në Championship
Artikulli tjetërHendboll: Derbi pa fitues, kjo skuadër shpallet kampione vjeshtore