Instituti i Historisë dhe Statistikave në Futboll ka bërë publik emrin e sulmuesit më të mirë për vitin 2016.
Nuk është as Ronaldo e as Messi, por shoku i skuadrës së argjentinasit, Luis Suarez.
Sulmuesi i Barcelonës ka mposhtur në garë Ibrahimoviç dhe Higuain për nga numri i golave të shënuar.
Në vendin e katërt është fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronadlo dhe pas tij, argjentinasi, Lionel Messi.
Kjo është hera e tretë në karrierën e Suarez i cili e mbyll vitin si sulmuesi më i mirë, pas një sezoni fantastik të kaluar në “Camp Now”.