Ish-lojtari i Southampton, Victor Wanyama ka dhënë një deklaratë të forte në mediet britanike.
Gjatë kohës kur ai luante përkrahë me sulmuesin e rrezikshëm Sadio Mane, tha se lojtarët nuk ia pasonin topin senegalezit në mënyrë që ai të mos shënonte, përcjell Korneri.net
Wanyama, i cili tashmë luan për Monteral Impact në MLS, gjithashtu ka treguar se sulmuesi që tashmë po shkëlqen te Liverpool, është një njeri shumë i mirë.

“Te Southampton ishim një familje, me Pochettino që ishte si babai ynë. Unë dhe Mane ishim si vëllezër. Një ditë Mane u afrua te unë dhe më tha që disa nga lojtarët nuk i jepnin pasime atij sepse nuk donin që ai të shënonte.
Fatkeqësisht, këtë e kisha kuptuar edhe unë, kështu që ia pasoja atij sa herë që kisha topin. Uroj që të kemi një marrëdhënie të mirë. Ai është një njeri shumë i mirë”, u shpreh Wanyama. /Korneri.net