Trukimet më futboll janë sindrom në tërë botën, dhe kjo dukuri negative shumë vështirë do të mund të shfaroset përgjithmonë pasi personat që e rrethojnë futbollin kanë qenë, janë dhe do të mbeten lakmitarë në suksese dhe përfitime.
Videoja e fundit e gjyqtarëve Bajram Gashi dhe Edmond Zeqiri së bashku me trajnerin Ismet Munihsi, sipas të gjitha gjasave do të jetë vetëm fillimi i fundit të dukurisë më të shëmtuar në futboll…kurdisjeve të ndeshjeve nëpër (kafe dhe lokale).

Këto çështje janë shumë serioze dhe me pasoja të mëdha, që mund t’i dërgojë personat e zhytur deri në burg siç ndodh në tërë botën e civilizuar.
“Calciopoli” më Itali nuk ka marr fund ende që nga viti 2006, sepse në pyetje kanë qenë shumë kurdisje të ndeshjeve ku të përfshirë kanë qenë shumë gjyqtarë dhe persona të implikuar direkt nga klubet, ndërsa diçka e ngjashme mund të kosiderohet edhe kjo në vendin tonë.

Ajo që tashmë është e sigurtë, këta gjyqtarë janë të suspenduar nga FFK-së, mëson Korneri.net, dhe ndaj tyre është hap procedurë gjyqësore, ndërsa Ismet Munishi për momentin ka të drejtë të jetë në stolin e Dritës, derisa policia dhe gjyqi t’i ftoj në deklaratë zyrtare pas së cilës do të merret vesh e vërteta e gjithë këtij muhabeti të bërë, e sidomos për ndeshjen Drita-Prishtina e cila i takoi Dritës 1:0, shkruan Korneri.net.

Pas pamjeve televizive që e panë të gjithë në Kosovë sesi Besa e humbi ndeshjen nga Trepça, pas së cilës edhe kjo ndeshje apo landë është dorëzuar në prokurorinë e Pejës dhe priten hetime të mëtejme të asaj përballje shumë të përfolur, 48 orë më vonë vjen edhe videoja skandaloze e bisedës gjyqtarë-trajner.

Krej këto gjëra me kujdes të madh po monitorohen nga zyrtarët e UEFA-së, të cilët po mbledhin materiale të nevojshme që më vonë ta godet futbollin kosovar atëherë kur më së paku pritet dhe në momentin më të keq, vetëm një vit pas pranimit zyrtarë në UEFA dhe FIFA.

Artikulli paraprakGagliardini lëndohet, derbi i madh në pikëpyetje
Artikulli tjetërMegjithatë, Ibrahimovic me valixhe në duar?