Legjendë e njëkohësisht ambasador i Milanit, Franko Baresi ishte përfaqësuesi i klubit në shortin e Champions-it që u hodh dje në Stamboll. Pasi kuqezinjtë njohën kundërshtarët e fazës së grupeve, ish-mbrojtësi u ndal për mediat duke deklaruar: “E dinim se duke qenë në vazon e katërt rrezikonim të kishim rivalë të mëdhenj.

Gjithashtu, e dinim se do të na nevojitej pak fat për të pasur një grup më të lehtë, por Champions-i ka ekipe të forta dhe ne pranojmë vendimin e goglave”. I cilësuar si grupi i ferrit për shkak të emrave të mëdhenj që e përbëjnë, ai i Milanit nuk pritet të jetë një rrugëtim pa vështirësi. Shtatë vite nga hera e fundit, kuqezinjtë rikthehen në turneun që i ka parë gjithmonë protagonistë, por kurthet janë të shumta siç shpjegon Baresi:

“Do të jetë e vështirë pa diskutim, por Milani nuk duhet të harrojë në asnjë mënyrë historinë. Jemi rikthyer në Champions dhe do t’i përballim sfidat tona me entuziazëm. Sigurisht që niveli i rivaleve është i artë, por ka ardhur momenti që ta shijojmë. Djemtë dhe e gjithë skuadra do të kenë dëshirë për të lënë gjurmë pozitive”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here