Lojë shahu, përqëndrimi, lufte të madhe, dhe sacrifice për çdo centimetër fushe.

Ky ishte derbi i Italisë, Juventus-Inter, që gjasoj më tepër si një përballje finale e Ligës së Kampionëve se një ndeshje kampionale, por edhe njeherë tjetër u vërtetua se italianët kanë vision të madh për këtë lojë magjike me mënyrën sesi i qasen ndeshjes dhe strategjisë që përdorin për të ardhur te rezultati pozitiv.

Pjesa e parë e niveluar sa i përket posedimit, por me Juventusin më cinik dhe më të rrezikshëm kur futej në zonën e neroaxurëve pasi Mario Mandzukic me të nis ndeshja pati rast të 100%, por portieri Samir Handanovic ndali gjuajtjen e tij të parë, kurse të dytën mbrojtësi Miranda që largoi topin që shkonte në rrjetë. Në fund të pjesës së parë kroati qëlloi shtyllën pas goditjes së fuqishme me kokë pas harkimit shumë të mirë të Cuadrados.

Pjesa e dytë ishte më energjike e sidomos të biankonerëve që ishin të detyruar ta mposhtin Interin në mënyrë që t’ia shkaktojnë humbjen e parë sivjet, gjë të cilën nuk ia dolën. As inkuadrimi në lojë në pjesën e dytë të Paulo Dybal nuk ndryshoi rezultatin, kurse definitivisht neroaxurët kërkon “ndoshta” me të drejtë penallti nga gjyqtari Paolo Valeri në momentin kur Mauri Icardi gjuajti ën drejtim të portës, por me dorë e ndali topin Mehdi Benatia.
0:0 ishte rezultati final, i treti i tillë në 20 vitet e fundit.

Kampionati më interesant dhe më tërheqës për momentin Serie A, kjo për faktin se tash Inter ka 40 pikë, nga 38 Juventus dhe Napoli, me 34 pikë Roma dhe 32 Lazio, me skuadrat e kryesytetit që kanë nga dy ndeshje më pak, normalisht edhe të Napolit. /Korneri.net

Artikulli paraprakLamtumirë Peter Bosz!
Artikulli tjetërTifozi i flaktë i Interit, Robert Gjeraj ishte shumë i shpejtë në facebook