Në raportin që ka marrë në shqyrtim periudhën 2010-2016, përveç kampionit  të Kategorisë Superiore Skënderbeut në gjashtë sezonet e fundit, figurojnë edhe një pjesë e e madhe e klubeve shqiptare.

Më saktësisht janë 16 skuadra nga Superliga dhe Kategoria e Parë me të cilat Skënderbeu është përballur në mënyrë të dyshimtë sipas UEFA-s. Edhe pse ky fakt nuk nënkupton se gjithsesi  këto skuadra  janë fajtore, përfshirja e tyre i jep këtij skandali përmasat e një “Calciopoli”.

Skuadra që përmendet më tepër është Laçi me 7 ndeshje, i ndjekur nga Kastrioti me 5 dhe Vllaznia me 4. Shkumbini, Dinamo dhe Kukësi përmenden nga 3 herë; Tirana, Bylisi dhe Elbasani 2 kurse vetëm 1 herë figurojnë emrat e Teutës, Tërbunit, Pogradecit, Dajtit, Apolonisë, Flamurtarit dhe Partizanit.

 

Artikulli paraprakTrukimet, reagon Skënderbeu: Për ne është histori e mbyllur
Artikulli tjetërUkraina drejt bojkotit të Botërorit, një rival më pak për Kosovën