E fitoi për herë të pestë “Topin e Artë”, dhe menjëherë shërtheu para tifozëve të vet.

Cristiano Ronaldo ishte i hatashëm në ndeshje ndaj Sevillas që parashikohej derbi i xhiros, mirëpo paraqitja e mbretërve ishte fenomenale duke e shkel tërësisht kundërshtarin që në pjesën e parë në të cilën shënuan 5 gola, shkruan Korneri.net.

Por, rolin kryesor e kishte edhe njëherë tjetër Cristiano Ronaldo që shënoi dy gola përballë andaluzianëve, duke e ngrit edhe më shumë një rekord të tij personal përballë kundërshtarit që dukej i vështirë së paku në letër.
Besoni apo portugezi i famshëm shënoi golin e 28 në 17 ndeshje të zhvilluara ndaj Sevillas, rekord ky i paparë ndonjëherë. Me një fjalë, Sevilla është mushteri i rregullt i Ronaldos. /Korneri.net

Artikulli paraprakReali me “manita” përcolli në shtëpi Sevillan
Artikulli tjetërKy është lajmi i ditës: Te Barcelona të gëzuar, te Liverpool aspak!