E ardhmja e Donnarummas është kthyer në një telenovelë të vërtetë pasi ende nuk është gjetur marrëveshja mes klubit të Milanit dhe portierit të talentuar.

E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se portieri italian do të vendosë të ardhmen e tij mes Real Madridit dhe Manchester United.

Pas dështimit me De Gean, Real Madrid është në kërkim të një portieri që ofron siguri pasi Navas luajti sezonin e fundit me “Los Blancos”.

Menaxheri i tij Mino Raiola tashmë ia ka ofruar lojtarin Realit dhe Manchester Unitedit por do të jetë 18-vjeçari ai i cili do të vendosë për skuadrën e ardhshme.

Image

Artikulli paraprakBarca apo Real? Ja skuadra që ka fituar më shumë tituj 10 vitet e fundit
Artikulli tjetërNjë vit Inter “kinez”, shumë miliona e pak rezultate