Sulmuesi i talentuar i Manchester Cityt, Gabriel Jesus pritet që në tri vitet e ardhshme të jetë në qendër të vëmendjes pasi është një pretendent kryesor për të mposhtur Messin dhe Ronaldon në garën për ‘Topin e Artë’.

Është ishte trajneri i trajnerit të tij, Jose Francisco Mamede i cili beson që sulmuesi brazilian do të pushtojë botën e futbollit me talentin e tij, shkruan “Goal.com”.
“Gabriel depërtoi nga një lagje e varfër dhe për këtë arsye nuk ka frikë. Në tri vitet e ardhshme ai do ta fitojë Topin e Artë sepse Messi do të jetë tepër i vjetër”, deklaroi Mamede për “AFP”.

19-vjeçari ka realizuar katër gola në gjashtë paraqitje ndërkombëtare për Brazilin duke siguruar transferimin në Manchester City nga Palmeiras për 27 milionë euro./

Artikulli paraprakRanieri me “JO” të fortë për Jurgen Kloop…
Artikulli tjetërSkënderbeu bën goditjen e madhe, Ergys Kaçe transferohet në Korçë