Pas dhënies lamtumirë nga klubi i Barcelonës, tashmë Iniesta ka zyrtarizuar ekipin më të ri. Nuk bëhet fjalë për destinacionin drejt Kinës, por filozofi i mesfushës spanjolle ka vendosur të shkojë në Japoni, te skuadra e Visel Kobe, teksa i është bashkuar ditën e sotme gjermanit, Lukas Podolski, pasi ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me klubin.
Ndërkohë, lajmi është konfirmuar nga vetë klubi japonez në faqen e tij pasi është bërë dhe prezanimi i ‘Gjeniut”.Gjithashtu ai do të mbajë fanellën numër tetë, ashtu si te Barcelona.
“Është një ditë e veçantë për mua. Është një hap i rëndësishëm për karrierën time. Duhet t’u shpreh mirënjohjen time drejtuesve që besuan tek unë në këtë projekt. Po pres me padurim të nis punën me skuadrën. Japonia është një vend që dua shumë. Shpresoj që si unë dhe familja ime të përshtatemi sa më shpejt dhe të kuptojmë kulturën japoneze.”
Pyetja e parë që iu bë Iniestës kishte të bënte me njohuritë e tij për futbollin japonez.
“Kam shumë respekt për futbollin dhe lojtarët japonezë. Janë inteligjentë dhe me nivel të lartë teknik.”
Por përse zgjodhi kampionatin japonez dhe jo atë kinez?
“Pa fatin të kisha disa oferta, por projekti që me paraqiti skuadrën Vissel Kobe ishte shumë interesant. Edhe kultura japoneze me duket e mrekullueshme. Duhet të dëfrehem me jetën këtu në Japoni.”