Nuk ka asgjë serioze për Neymar Jr. Sipas asaj që zbulon El Mundo Deportivo, kampioni i freskët olimpik do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të La Ligas mes Athletic Bilbaos dhe Barcës për një arsye fare të thjeshtë. Trajneri i blaugranave Luis Enrique i ka dhënë leje sulmuesit 24-vjecar të qëndrojë në Brazil edhe gjatë kësaj jave. Në këtë mënyrë është e sigurtë mungesa e Neymar në ndeshjen ndaj Bilbaos.

Ylli brazilian do të relaksohet gjatë kësaj jave ndërsa më pas do të grumbullohet me kombëtaren A të Brazilit për dy ndeshjet eliminatore të Botërorit Rusi 2018, ndaj Ekuadorit dhe Kolumbisë. Neymar do të bashkohet me Barcën në stërvitje vetëm në javën e 2-të të muajit Shtator. Fakti që Neymar ka marrë një goditje në gju në ndeshjen mes Brazilit dhe Gjermanisë por edhe forma e mirë që po tregon turku Arda Turan kanë bërë që Luis Enrique ta lejojë 24-vjecarit të qëndrojë edhe për një javë më shumë në vendlindjen e tij. Në ndryshim nga Neymar këtë të Mërkurë, Barcelonës në stërvitje do ti bashkohet ndërkohë pas grumbillimit me kombëtaren olimpike të Brazilit mesfushori Rafinha Alcantara.

 

Raporti: Supersport.al

Artikulli paraprakLëndohet Ajeti, largohet mes dhimbjeve
Artikulli tjetërLajm i fundit: Milan bën publike ofertën për Riccardo Quaresma