Armando Sadiku, sulmuesi i Kombëtares, ka thënë se është i gatshëm ta pranoj çdo vendim të trajnerit Gianni De Biasi, derisa ka kërcënuar Erjon Bogdanin se do t’ia thyej rekordin si golashënuesi më i mirë i kuqezinjve.

Armando Sadiku është gati të kthehet përsëri si titullar në fushën e lojës me Kombëtaren ndaj Maqedonisë, por do të pranojë me qetësi stolin nëse trajneri ia kërkon një gjë të tillë.

I aktivizuar si zëvendësues ndaj Marokut, futbollisti bëri të qartë se pranon çdo gjë që i kërkohet nga Gianni De Biazi.

“Para ndeshjes trajneri më tha se do të qëndroja në stol dhe e pranova një gjë të tillë, pasi jemi profesionistë. Nuk ka problem, jap kontributin tim kur më kërkohet”, tha sulmuesi i Zurichut pas ndeshjes.

Sido që të jetë, ai nuk i fsheh ambiciet që ka me Kombëtaren, ku është aktualisht golashënuesi më i mirë aktiv.

“Qeshim shpesh me Bogdanin në grumbullime, i them se do ta kaloj”, tregoi sulmuesi për bisedat me golashënuesin rekordmen të kombëtares shqiptare, i cili ka shënuar 18 herë me fanellën kuqezi.

Artikulli paraprakFIFA i uron mirëseardhjen Kosovës, zbulohet përshkrimi i bërë
Artikulli tjetërEtrit Berisha: Përpiqem të përfaqësojë të gjithë shqiptarët