Skuadra e dytë nga Madridi po e ndjek Barcelonën nga mbrapa.

Atletico shënoi fitore të lehtë edhe pse jo më shumë se 2:0 ndaj Atl.Bilbaos, për ta përforcuar pozitën e dytë dhe ta ndjek Barcelonën deri në fund për titull të kampionit, përcjell Korneri.net.

Vendasit edhe pse kishin më shumë nga loja nuk ia dolën të shënojnë në pjesën e parë, por në të dytën shfrytëzuan dy mundësi të mira që ndryshuan historinë e ndeshjes.
Fillimisht Kevin Gameiro shënoi për epërsinë e parë, kurse golin e dytë e shënoi super sulmuesi dhe i linduri për këtë skuadër Diego Costa.
Atl.Madrid sërish është -7 nga Barcelona. /Korneri.net

Artikulli paraprakKërkojnë trajner të ri, Emery në dyshim
Artikulli tjetërGalatasaray merr në “thua”