Nëse pak më herët shkruajtëm ekskluzicisht për emrat (trajnerët) të cilët priten ta drejtojnë Dritën pas largimit të Milam Zuzakut, lajmi tjetër i freskët vjen për ju nga klubi gjilanas.

Sipas informacioneve të sigurta brenda klubit e që i posedon Korneri.net, të hënën pas mbledhjes që do të mbahet diku në mesditë, kryesia e klubit do t’i dënojë edhe futbollistët sepse Zuzaku ka qenë vetëm “kurban” i këtyre mossukseseve apo rezultateve jo positive kohëve të fundit.

Siç mëson redaksia jonë Korneri.net, disa lojtarë të Dritës do të dënohet nga klubi në forma të ndryshme sepse edhe ata e mbajnë një pjesë të madhe të fajit e sidomos për barazimin e fundit me Flamurtarin. Kur trajneri largohet dhe merr me vete një pjesë të fajit, atëherë pa dyshim edhe pjesa tjetër i takon futbollistëve. Disa prej tyre do të marrin lajmin jo shumë të mirë mesditën e së hënës pasi edhe ata do të ftohet në këtë mbledhje urgjente. /Korneri.net

Artikulli paraprakLajm ekskluziv për çështjen e trajnerit te Drita
Artikulli tjetërEder e shpëtoi Interin