Vala e të nxehtit të madh ka kapluar Spanjën. Temperaturat po ngriten deri në 40 gradë, dhe kushtet të tilla priten edhe në ditët në vijim, kështu që zyrtarët e lartë të Premera Division janë duke menduar që disa ndeshje t’i shtyjnë për më vonë e ndoshta tërë xhiron e ardhshme.

“Nëse temperaturat arrijnë në 40, mund t’i shtyjmë disa ndeshje. Nuk mund të luhet futboll në këto temperature të cilat janë mbi 36-37 gradë. Kemi biseduar për temperaturat e larta jo vetëm për këtë xhiro, por edhe për atio të ardhshmet. Reali ndeshjet e fundit e luajti në temperaturë 32 gradë” ka thënë president i ligacë të futbollit spanjoll (SFL), Javier Tebas dhe shtoi:

“Problemi është se temperaturat nuk po ulen fare edhe në orët e mbrëmjes. Kemi biseduar edhe me gjyqtarët që disa herë ta ndërprejë lojën në mënyrë që të freskohen futbollistët me ujë.”

Artikulli paraprakChelsea, Gati 15 milionë për Thiago Maia
Artikulli tjetërUS Open:Dyshohet për kurdisje të një dueli