Lajmet e fundit në mediat spanjolle bëjnë të ditur se Bashkimi Europian i “ka vënë në litarë” qeverinë spanjolle dhe Real Madridin.

Në një rezolutë të nënshkruar nga Komisioneri i Konkurrencës, Margrethe Vestager, kërkohet që shteti të rimarrë gjobën prej 18.4 milionë eurosh (plus interesi), çka imponohet nga ndihmat e paligjshme në favor të presidentit të klubit, Florentino Perez, të cilat i ka marrë nga Bashkia e Madridit gjatë mandatit të kryetarit Alberto Ruiz Gallardon.
Florentino Perez dhe Alberto Ruiz Gallardon, sipas gjykimit të Bashkimit Europian, kanë kryer një operacion të pasurive ekonomike në një tokë në periferi të Madridit, çka BE-ja e ka konsideruar tashmë të paligjshme. Kjo do të thotë se Bashkisë së Madridit duhet t’i kthehen nga Perez 18.4 milionë euro, plus interesin e përllogaritur, – thotë gazeta “AS”. Po kështu, klube të tjera spanjolle, si Valencia (86 milionë), Hercules (18 milionë) dhe Elche (14 milionë), ndihmat e marra nga shteti, apo avantazhet tatimore, duhet gjithashtu t’i kthejnë.

Artikulli paraprakVeç edhe të premtën…
Artikulli tjetërBerisha largohet nga Lazio