Antonio Conte nuk e ka të sigurtë qëndrimin për një kohë të gjatë te Chelsea, edhe në rast se e fiton titullin e kampionit në Premier League.
Vet srtategu i madh italian e ka pohuar këtë, duke u bazuar edhe tek ajo që ndodhi te ekipi i Leicester, që shkarkoi bashkëkombasin e tij Claudio Ranieri.
“Mendoj se në futbollin modern nuk është e lehtë të nisësh një projekt, apo të jesh i sigurtë se do të jesh për një kohë të gjatë te një skuadër. Kjo nuk vlen vetëm për mua, por për të gjithë trajnerët. Ajo që është e sigurtë është se nëse të jepet një rast i tillë, atëherë fiton edhe mundësinë për të punuar më shumë me skuadrën, për të zbatuar idetë e tua dhe për të përmirësuar futbollistët”, tha Conte.
Ndaj Swansea, Chelsea shënoi fitoren e 12 radhazi në “Stamford Bridge”, duke iu afruar edhe më shumë titullit kampion në Premier League. Londineët janë në krye të tabelës së klasifikimit pas 26 javësh, me 10 pikë më shumë se Tottenham.