Fitore që e mban lidere Dritën dhe skuadrën e tij.
Trajneri Ardian Nuhiu, i nda jashtëzakonisht i kënaqur me angazhimin, lojën dhe detyrat e kryera nga lojtarët e tij ndaj Trepçës ’89 në Mitrovicë, por është i vetëdijshëm se ka edhe shumë ndeshje deri në fund, shkruan Korneri.net
Ja se çfarë deklaroi ai për Supersport Kosova menjëherë pas ndeshjes.
“Sipas informacioneve të mia ishte një dekadë pa fituar Drita këtu, dhe i uroj futbollistët e mi. Ishte një fitore e rëndësishme për ne për vazhdimin e kampionatit për të ecur drejtë rrugës së qëllimit tonë. Më vjen mirë që këta futbollistë e arritën atë që e kërkova dhe kjo është shumë e rëndësishme”, deklaroi Nuhoi i cili shtoi.
“Është e vërtetë që ne luajtëm sistemin e mirë në atë zonën e dytë siç e themi ne trajnerët dhe atë me shumë përgjegjësi secili lojtarë i është përgjigjur. Ndoshta heq fundit e ndeshjes që kundërdhtarët patën mundësi, nuk mbaj mend që patën diçka më shumë. Në duhet të punojmë edhe më shumë dhe të ecim para”, tha Nuhiu në fund. /Korneri.net