Nottingham Forest triumfon për herë të parë ndaj Manchester United në “City Ground” pas rreth afro 32 vitesh, me fitoren e fundit në shtëpi që daton më 18 mars 1992.

Sfida e vlefshme për javën e 20-të të Premier League përfundoi me rezultatin 2-1, me Nottingham që e mbyll me fitore vitin 2023, teksa United me disfatë.

Kjo ndeshje ishte shumë e luftuar, me golin e parë që erdhi në minutën e 64’, me Dominguez që kkaloi vendasit në avantazh.

Rashford barazoi për Manchester United në minutën e 78’, megjithatë ky rezultat qëndroi për vetëm katër minuta.

Në minutën e 82’, Gibbs-White shënoi sërish për Nottingham Forest dhe i dhuroi një fitore shumë të rëndësishme skuadrës së tij, që rikthehet te triumfi në shtëpi ndaj “Djajve të Kuq” pas rreth 32 vitesh.

2-1 dhe Nottingham Forest renditet në vend të 15-të me 20 pikë, teksa Manchester United renditet në vend të shtatë me 31 pikë.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Juventus-Roma
Artikulli tjetërJuve si zakonisht, një gol, tri pikë