Nora Gjakova është mposhtur në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Polloni, shkruan zeri.info.

Xhudistja kosovare është mposhtur nga francezja Priscilla Gneto, duke e lëshuar mundësinë ta fitojë medaljen e artë.

Nora tash do ta ketë mundësinë ta fitojë të bronztën përmes repasazhit, ku do të përballet me bullgaren Ivelina Ilieva.
Ajo e ka kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti polaken Anna Borowska.
Ndërkaq, në rrethin e tretë ajo e mundi Liveseyn, raporton zeri.info.

Gjakova e ka fituar luftën përballë britanikes Bekky Livesey në çerekfinale, duke u kualifikuar në gjysmëfinale, ku u mposht nga francezja. /Zëri/

Artikulli paraprakFoto e paparë ndonjëherë? I pari i Serbisë ishte me Arkanin në “Maksimir” më 1990!
Artikulli tjetërInsigne edhe shumë vite te Napoli