Manchester City koleksionoi fitoren e katërt në katër javët e para të Premier League teksa mposhti në Etihad Stadium, Fulhamin me rezultat 4-1. “The Citizens” vuajtën disi në pjesën e parë dhe golin e gjetën në minutën e 31-të me Julian Alvarez. Por, vetëm dy minuta më pas miqtë barazuan me Reams. Gjithsesi, vendasit e gjetën golin e avantazhit në fundin e pjesës së parë me Ake.

Një gol që shkaktoi shumë polemika për një pozicion jashtë loje të Akanji. Në pjesën e dytë, City gjeti edhe dy gola të tjerë me anë të Erling Haaland. Norvegjezi shënoi të parin duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes ndërsa më pas realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Por, nuk u mbyll me aq pasi në minutat shtesë Haaland shënoi sërish. Tre gola që e dërgojnë Haaland në kuotën e gjashtë golave në këto katër javë të para. Në këtë formë, City udhëheq kampionatin me 12 pikë të plota ndërsa Fulham mbetet në kuotën e katër pikëve.

Në ndeshjet e tjera, Tottenham mori një fitore të madhe në transfertë ndaj Burnleyt me shifrat 2-5 ndërsa Chelsea befasoi duke u mposhtur në shtëpi nga Nottingham Forest me shifrat 0-1. Sakaq, Brentford barazoi në shtëpi nga Bournemouth me rezultatin 2-2.

/Supersport.al

Artikulli paraprakLiria nuk gaboi, mposhti Fushë Kosovën
Artikulli tjetërReali fitoi në minutën e 94