GNK Dinamo ka dhënë informacione të rëndësishme në prag të ndeshjes së xhiros së dytë të Konferencës së Ligës si mysafir te Ballkani.
Përkatësisht, tifozëve vizitorë do t’u ndalohet prania në stadiumin Fadil Vokrri për ndeshjen e lartpërmendur, ndërsa masat e veçanta të sigurisë do të përfshijnë si në vijim:
1.Do të ketë një kontroll ID në hyrje të stadiumit;
2.Personat me dokumente kroate nuk do të lejohen të hyjnë në stadium;
3.Personave që do të pengohen të hyjnë në stadium nuk do t’u kthehen paratë për biletat e blera.

Për këtë arsye, klubi kroat i ka bërë apel tifozëve të Dinamos që të respektojnë rregullat, të respektojnë vendimin e marrë dhe të mos udhëtojnë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Klubi thekson angazhimin e tij për një mjedis të sigurt dhe pozitiv dhe falënderon të gjithë tifozët e tij për mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre. /Korneri.net