Drita është në rrugë të mirë të shpallet kampion i Kosovës, për herë të dytë në histori të klubit. Gjilanasit i ndajnë 90 nga ky sukses, por duhet kaluar pengesa FC Prishtina, që po ashtu kërkon të shpallet kampion pikërishtë në këtët ndeshje e cila zhvillohet në Pejë dhe do të ketë përkrahjen e madhe të publikut prishtinas që tashmë janë nisur drejt Pejës për përkahje.

Në anën tjetër përkundër interesimit të madh te “Intelektualëve” për të qenë në stadium vetëm 100 prej tyre kanë fatin të jenë të pranishëm në “Shahin Haxhiislami”. Në këto rrethana klubi ka vendosur që përveq Pejës, pjesa e tifozëve të mbetur të ndjekin ndeshjen në mënyre të organizuar në qendër të Gjilanit, ku peitet të jetë atmosferë e jashtëzakonshme.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët dhe tifozët tanë nga Anamorava që ndeshja vendimtare për titull do të transmetohet live ne sheshin Agim Ramadani në qendër të qytetit”, ka shkruar Drita në facebook.

Artikulli paraprakFormacionet e mundshme: Prishtina – Drita
Artikulli tjetërQesharake: Improvizohet tribuna ku do të qëndrojnë tifozët e Dritës (FOTO)