Futbolli është ëndrra e shumë të rinjve, megjithatë ka edhe nga ata që pasi e provojnë, ndryshojnë drejtim.
Këta të fundit nuk janë të paktë, madje ka edhe të famshëm. Ju kujtohet Osvaldo? Ai ka luajtur për Fiorentinën, Romën, Juventusin e Boca Juniors në Argjentinë, madje ka veshur edhe fanellën e Kombëtares italiane. Megjithatë, ai e braktisi futbollin për tu marrë me muzikë.
Një tjetër që ka braktisur futbollin është Jonathan De Falco. Deri në 2010-ën, italo-belgu aktivizohej në kategorinë e dytë dhe të tretë belge. Në fund të atij viti, ai është tërhequr nga kontrata që kishte me klubin “Racing Mechelen” dhe i dha fund karrierës në moshën 26-vjeçare.
Fillimisht, ai hapi një qendër masazhesh, punoi edhe si balerin, e më pas, hyri në botën e pornos “gay”. Ai njihet me emrin e artit Stany Falcone dhe luan në filma me pullë të kuqe, vetëm për meshkuj.