Roy Keane, ish legjenda e futbollit dhe Manchester United, e ka komentuar shkatërrimin e Arsenalit nga Bayern Munchen në Ligën e Kampionëve 5:1,në ndeshjen e parë të 1/8 së finales.
Keane kështu e pa ndeshjen:
“Po çfarë të pritet më shumë?! Normalisht se nuk jam i befasuar! Keni menduar se një skuadër e tillë shkon në Minhen dhe të gjejë rezultat të mirë”, tha Keane.
“Kam folur për problemet e tyre edhe më herët. Nuk ka lider, karakter, dëshirë dhe uri për fitore…Ata thjeshtë nuk janë sa duhet të mirë për këtë nivel garash”, ka thënë ish legjenda e United i cili për fund shtoi.
“Pra, nuk ka shumë nevoj t’i kritikosh, sepse ata nuk janë shumë cilësor. Tërë skuadra ka vetëm dy futbollistë që janë të denjë, të tjerët janë mesatar”
Dhe, në fund e goditi kapitenin…
“Kur shoh Kieran Gibbs me shiritin e kapitenit, e kam të qartë krejt këtë problem.”