Besoni apo jo, sulmuesi i Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang dëshiron ta sfidojë njeriun më të shpejtë në botë, Usaid Bolt.

Anëtari i skuadrës gjermane njihet si njëri ndër futbollistët më të shpejtë në planetë, dhe si i tillë dëshiron që ta sfidojë Bultin në një gare prej 30 metrave, aty ky Aubameyang është më eksploziv, ndërsa Bolt pikërisht pas këtyre metrave fillon të shpërthejë.

Duhet thënë se Aubameyang 30 metra i vrapon për vetëm 3,70 sekonda, kurse Bolt në vitin 2009 në Berlin kur edhe e theu rekordin botëror (9,58), 30 metrat e para i pati vrapuar për 3,78 sekobda.

Sigurisht që sipas njeriut të parë të Dortmundit, Hans-Joachim Ëatzke, një garë e tillë nuk do të mund të ndodhë në kohën e kampionatit, por sipas tij një garë e tillë e jashtëzakonshme pritet në pushimin ekampionatit apo në fund të tij.

Nga na atjetër Bolt i cili pritet që të ushtrojë për disa javë pikërisht me klubin gjerman, kishte deklaruar se me gjithë dëshirë e pranon sfidën, por që sipas tij Aubameyang nuk ka gjasa të vrapojë më shpejtë, kishte thënë i buzëqeshur sprinteri nga Xhamajka.

 

Artikulli paraprakKloop kërkon futbollistin anonim të Valencia-s
Artikulli tjetërWestbrook 4x triple-double, Spurs po flutorojnë