Pierre Emerick Aubameyang pritet të bëhet futbollisti më i paguar në botë. Sipas ekspertëve, ylli i Borusia Dortmund do të shitet për më shumë se 110 milionë paund.

“Bwin” ka hulumtuar duke arritur në përfundim se Aubameyang do të kalojë Paul Pogban me transferimin te ndonjë skuadër e madhe evropiane, shkruan “syri.net”. Këtu merren parasysh statistikat impresive të futbollistit, mosha e tij, pozita dhe shpejtësia që zotëron.

Real Madridi vlerësohet si skuadra favorite për ta transferuar atë.

Artikulli paraprakE thotë menaxheri: Hysaj në “radarët” e gjigantëve evropian
Artikulli tjetërDilemat që po e dëmtojnë boksin profesionist shqiptar