(160606) -- NANJING, June 6, 2016 (Xinhua) -- Suning Sports Group Vice President Gong Lei(R) and Inter Milan Vice President Javier Zanetti hold the jerseys at a news conference in Nanjing, capital of east China's Jiangsu Province, June 6, 2016. China's retail giant Suning Group has owned a 70 percent stake in Italian football club Inter Milan, a deal worth 270 million euros, Suning Group announced here on Monday. (Xinhua/Li Xiang)(wll)

Qershorin e shkuar Interi kalonte në duart e kompanisë së fuqishme kineze Suning, që bleu shumicën e aksioneve, duke i lënë 31,05% Erik Tohirit, që mbetet ende president, deri në tetor. Qendra stërvitore Appiano Gentile u riemërtua Suning Training Center dhe u bënë ndryshime të mëdha, por ditëlindja e parë e Interit “kinez”, që koincidon me emërimin në drejtim të Luciano Spalettit, nuk është për t’u festuar me pompozitet.

12 muaj më parë në Nanzhing Erik Tohir i shiti pjesën më të madhe të Interit grupit Suning, një ndër më të pasurit në Kinë, por pritshmëritë e mëdha nuk janë justifikuar, deri më sot.

Një vit aspak i lehtë për kinezët, që kanë një projekt afatgjatë dhe kanë futur në arkat e Interit më shumë se 400 milionë euro, përveç sponsorizimeve që do të ndihmonin për të plotësuar normat Fair-Play të UEFA-s, ndërkohë që Steven Zhang u transferua në Milano, ku punon me kohë të plotë për ringritjen e Interit. Sforcime të mëdha, por rezultate në fushë shumë pak. Edhe për faktin se Suning nuk ka shumë eksperiencë në sport dhe jo rastësisht edhe klubi i futbollit Zhiangsu Suning nuk ka arritur asnjë rezultat në Superligën kineze, pavarësisht nga investimet e mëdha, raporton Sportekspres.

Fillimisht ishin Thohir dhe Bolingbrouk ata që menaxhonin Interin, ndërsa tani gjithçka është në duart e familjes Zhang, ndërsa në Thohir me shumë mundësi “do të hapë krahun” përfundimisht.

Organizimi i klubit është ai që duket se çalon: kinezët javët e fundit kanë vendosur t’i besojnë gjithçka Valter Sabatinit, por drejtori i ri do të mbulojë edhe klubet e tjera të Suningut dhe nuk kuptohet qartë si do të funksionojë hierarkia te klubi zikaltër. Shembulli më i qartë është ai i Lele Orialit, menaxheri aktual i kombëtares italiane, i cili në muajt e fundit ka biseduar për rikthimin tek Interi dhe ka arritur një paramarrëveshje, por më pas qetësi totale. Oriali do të jetë shef delegacioni i U-21 në Europian, ndërsa në korrik pritet tek Interi, por nuk është çudi që të vazhdojë me kombëtaren, ose të shkojë te Chelsea.

Artikulli paraprakNuk është Milani, Donnarumma afër skuadrës të re
Artikulli tjetërMungon Messi, formacioni ideal i “France Football” shkakton polemika