Vera e ardhshme do të prodhojë një “domino” real në futbollin europian për portierët. Klubet e mëdha, ekonomikisht të fuqishme, po kërkojnë një të tillë dhe do të ketë shumë lëvizje. Real Madridi dhe PSG-ja duket të jenë të parët për të lëvizur. Klubi i bardhë, edhe tani mund ta bënte atë në merkaton e dimrit, pa pritur për fundin e sezonit. Gjatë rrugës, “Los Blancos” do të paguajë klauzolën e Kepa Arrizabalaga tek Athletic. Portieri bask do t’iu bashkohej urdhrave të Zinedine Zidane së bashku me Keylor Navas dhe Kiko Casilla. Mbetet për t’u parë nëse “gardiani” nga Kosta Rika do të mbetej në “Bernabeu”, ose do të mbërrinte një portier shumë i madh, si David de Gea (Manchester United), apo Thibaut Courtois (Chelsea), transmeton “L.A”, përcjellë “Korneri.net”.

Klubi tjetër që kërkon të sigurojë portën e tij është PSG-ja, i cili ka vendosur sytë tek i shkëlqyeri Jan Oblak, pjesë e Atlético Madrid. Presidenti i klubit parizien, Nasser El Khelaiffi, nuk mendon se portieri i tanishëm, francezi Alfons Areola, pavarësisht nga cilësitë e tij, nuk është në lartësinë e duhur për më të mirët në Europë dhe për të arritur sukses në Ligën e Kampionëve. Ai bind edhe më pak trajnerin Unai Emery. Edhe Kevin Trapp ka pasur një performancë të parregullt. Gjermani, i cili erdhi nga Eintracht Frankfurt, nuk jep siguri, gjithashtu. Problemi për PSG-në është se Jan Oblak ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh.

Për Jan Oblak ishte, gjithashtu, i interesuar edhe Juventusi, i cili kërkon të zëvendësojë mitikun Gianluigi Buffon. Dhe më parë, menaxheri i tij, Miha Mlakar, kontaktoi “qytetarët” e Pep Guardiolës, që tashmë duket se kanë gjetur garanci tek i riu brazilian, Ederson Moraes. Manchester City ka ruajtur edhe kontrolli mbi Geronimo Rulli (Real Sociedad), që kushton 14 milionë euro. Kohët e fundit, tekniku bardhezi, Massimilaino Allegri, duket i bindur për mundësitë e portierit të tij polak, Wojciech Szczesny, i cili erdhi nga Roma për “vetëm” 12 milionë euro, pas shkëlqimit me klubin e kryeqytetit italian, ku mbërriti nga Arsenali, sepse “topçinjtë” nënshkruan me Petr Cech.

Objektivi i Real Madridit

Në rastin e David de Gea dhe Thibaut Courtois, të dy do të donin të ktheheshin në Madrid për arsye jo vetëm sportive. Të dy janë në fokusin e Real Madridit dhe kanë qenë shumë afër nënshkrimit me të, sidomos spanjolli ndërkombëtar, i cili pëlqehet shumë nga Zidane dhe dështoi në transferim vetëm për shkak të vonesës së një faksi. I dyti, madje, ka refuzuar të ripërtërijë kontratën me Chelsea, në përpjekje për të detyruar transferimin e tij te Real Madrid, ose Atleti, në të cilin ai luajti, si De Gea, duke shpresuar që Jan Oblak do të lërë një vend bosh. Një tjetër klub i madh, që po bën një ndjekje diskrete të merkatos për portier, është Bayern Munich. Dëmtimi i rëndë i Manuel Neuer e ka bërë të qartë se duhet një zëvendësues me cilësi më të lartë se aktuali, veterani Sven Ulreich, i shoqëruar nga të rinjtë Ron Thorben Hoffmann (18 vjeç), Christian Frucht (17) dhe Leo Weinkauf (21). As nuk duhet të harrohet se Manuel Neuer është 31 vjeç. Për këtë arsye, bavarezët kanë bërë një studim të matur mbi Marc-André ter Stegen, por 170 milionë euro klauzolë nga Barcelona duket një shifër e pakapërcyeshme, pa harruar se portieri i skuadrës katalanase ka thënë vetë: “Jo, faleminderit!” Hollandezi Jasper Cillessen, portieri tjetër i Barcelonës, mund të jetë objektivi alternativ i bavarezëve.

Ëndrra e ndaluar

Ndërkombëtari italian, Gianluigi Donnarumma (18 vjeç). Përveç cilësisë së tij të jashtëzakonshme, që e bën atë pasardhës në kombëtare të idhullit të tij, Gianluigi Buffon, ai ka Mino Raiola si menaxher. Në Itali thonë se kanë arritur një marrëveshje me klubin e Milanit, në mënyrë që mund të largohet nga kuqezinjtë për klauzolën e 60-70 milionë eurove. Kjo, sipas ekipit të Milanit, nëse portieri do të shkojë në Europë në sezonin e ardhshëm. Juventusi u mundua për të, por pa sukses. Tani po flasin për interesimin e Real Madridit, me ndihmën e ish-menaxherit të Milanit, Adriano Galliani (mik i madh i Florentino Perez), çka mund të derivojë në goditjen përfundimtare dhe nënshkrimin me portierin e shkëlqyer, të lindur në “Castellammare di Stabia”./Korneri.net.

Artikulli paraprakGjergjaj rikthehet në ring pas afër një viti pauzë
Artikulli tjetërU hodh shorti për rethin e katërt të Digitalb Kupës, kryendeshja do të zhvillohet në “Riza Lushta”