Brahim Diaz është vetëm një hap larg për t’u bërë një lojtar i ri i Milanit.

Rossonerët kanë arritur praktikisht një marrëveshje me Real Madridin dhe mesfushori sulmues po pret vetëm zgjidhjen e detajeve të fundit për t’u nis drejt Italië për ekzaminime mjekësore dhe nënshkrimin ekontratës, përcjell Korneri.net

Talenti i madh do të kaloj te Milan në formë huazimi me të drejtën e blerjes së kartonit të tij që do të jetë rreth 18-20 milionë euro, por me Blancos që do të kenë të drejtën e riblerjes së futbollistit.

Milan nuk po ndalet me kaq, pasi Maldini dhe Massara po punojnë në dy pista. Derisa  janë duke pritur që Tonali të bëhet zyrtarisht lojtar i tyre, e që  është vetëm një formalitet, Milan po kërkon muskuj dhe përqendrimi i tyre është te Bakayoko dhe Soumaré.

I pari po thuajse ka kryer punën dhe shpejt pritet t’i bashkohet armatës së Piolit, kurse emri i ri i lidhur me “Djallin” është xhevahiri franko-senegalez i lindur më 1999, Boubakary Soumaré i skuadrës Lille, të cilin Milan e kërkon në formë huazimi me blerjen finale prej 30 milionë eurosh pas një viti. /Korneri.net

Artikulli paraprakLajmet e fundit nga bota e transferimeve
Artikulli tjetërKosova në telashe me lojtarët, sidomos për ndeshjen me Greqinë