Mesfushori portugez Joao Mario, mbetet dëshirë e shumë skuadrave evropiane të cilat në mënyrë të fshehtë po bëjnë garë për t’i siguruar shërbimet e tij.
Anëtari i Sporting Lisbonës, mund të largohet vetëm në rast të ofertës së mirë e cila duhet të jetë më e lartë se 35 milionë euro, aq sa ofrojë dhe është refuzuar Liverpool.
Kur jemi te skuadra angleze, atëherë duhet theksojmë se Jurgen Klopp po e rrit ofertën për lojtarin në mënyrë që t’i mposht të gjithë rivalët tjerë, ndërsa sipas lajmeve të fundit nga Anglia, thuhet se kjo ofertë nuk e kalon 40 milionë euro.