Lëndimet e lojtarëve po bëhen një problem shqetësues tek Bayern Munich. Listës së lojtarëve të dëmtuar (Coman, Davies, Neuer, Goretzka) i shtohet edhe emri i Corentin Tolisso.

Mesfushori francez ngriti flamurin e bardhë gjatë sfidës së djeshme, që skuadra e Nagelsmann fitoi 4-1 përballë Greuther Fürth, pasi pësoi një tërheqje në kofshë.

Ish-lojtari i Lyon do të qëndrojë larg fushës së blertë për të paktën një muaj dhe do të mungojë edhe në ndeshjet e ardhshme të kombëtares franceze. / Oversport.tv

Artikulli paraprakArianit Ahmeti kandidat për kryetar të FFK-së
Artikulli tjetërEmery: Juve respektohet për historinë që ka, ne jemi këtu me meritë