Vazhdojnë largimet nga Drenica.
Ka shumë futbollistë edhe te Drenica sikurse në shumë klube kosovare që kontratat e tyre u kanë skaduar këtë verë, andaj largimi i tyre nga klubet përkatëse janë evidente, shkruan Korneri.net
Njëri prej tyre është edhe Armend Abazi që largohet nga Drenica, për të kërkuar një klub tjetër ku mund të luaj. Ai ka njoftuar në faqen e tij zyrtare në facebook lamtumirën nga kuq e zinjtë.
Shokë ,miq të nderuar dua të ju informoj që nga sot nuk do te jem me pjesë e klubit futbollistik “Drenica”, dua ti falenderoj të gjithë për këto vite që ishim se bashku shendet e suksese./Korneri.net