Feronikeli e hapi xhiron 16-të, në Vala Superligë me fitore, duke e mposhtur rivalin rajonal Drenicës me rezultat minimal 1:0. Të vetmin gol në ndeshje e shënoi Mevlan Zeka në minutën e 59. duke e shfrytëzuar një kundërsulm të shpejtë dhe në një moment të mirë që kalonin mysafirët.

Duhet pranuar se Feronikeli ishte skuadër më e mirë në fushë gjatë tërë ndeshjes, por edhe drenicakët me disa kundërsulme të shpejta dhe përmes ndërprerjeve i frikësuan pak vendasit që nga ana tjetër me pak fat dhe qetësi para portës kundërshtare kanë mundur lehtë të shënojnë edhe së paku dy herë.

Edhe kështu mjaftoi për Feronikelin që me këto tri pikë ngritet në loutën e 32 pikëve, ndërsa në xhiron e ardhshme që do të jetë e fundit për sivjet do të përballet me Prishtinën, kurse Drenica e pret Ferizajn.

Artikulli paraprakBarcelona në vikend viziton stadiumin e “mallkuar”, 9 vite pa fitore në “Anoeta”
Artikulli tjetërTjetër fitore për Realin, Maccabi fitoi në Athinë