Sikur nuk janë të mjaftueshëm emrat si Modric, Rakitic, Kovacic, Brozovic, Perisic te përfaqësuesja e Kroacisë, e cila konsiderohet si skuadër me mesfushën më të mirë në Evropë, tashmë po merr një tjetër emër (përforcim) për të ardhmen.
Mesfushori i Bayern Munchen 18-vjeçari i talentuar Fabian Benko ka pranuar të luajë për Kroacinë, ka raportuar Federata e Kroacisë e Futbollit.
Benko iu bashkua klubit bavarez sa ishte shtatë vjeçar dhe luajti në të gjitha kategoritë zingjir të Bayern, për të debutuar në fitoren 5:0 ndaj Carl Zeiss Jena në Kupën DFB.
Bëhet fjalë për lojtarin e lindur në vitin 1998, ndërsa HNS që një kohë të gjatë është duke kontaktuar me Benk dhe familjarët e tij.
Pas kontaktit të fundit telefonik që kishte drejtori teknik i HNS, Romea Jozak me babain e lojtarit të lindur në Minhen, familja e tij vendosi që ta lejojë djalin e tyre të vesh fanellën e Kroacisë.
Për përfaqësuesen kroate ky transferim është shumë i madh dhe domethënës pasi e dinë shumë mirë se Benko është futbollist shumë i talentuar.
Një problem më shumë për Kosovën, që me 6 tetor do të luajë pikërisht me Kroacinë në ndeshjen e dytë kualifikuese për botërorin 2018, edhe pse Benko nuk dihet se a do të mund të luajë në një konkurrencë të ashpër në mesfushë.