Tottenham monitoron talentët brazilianë për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Skautët e klubit kanë mbetur shumë të kënaqur me vëzhgimin e Rodrigo Varandas, sulmuesit të talentuar të Corinthians i cili luan qendërsulmuesin, por luan shumë mirë edhe nga krahët. 18-vjeçari ka edhe një vit kontratë të mbetur me klubin brazilian i cili është i detyruar ta shesë këtë verë për të mos e humbur me parameter zero një sezon më pas.

Ka optimizëm se Tottenham pritet ta mbyllë këtë operacion përpara fundit të sezonit për të shmangur konkurencën me ekipet e tjera, që nuk janë pak.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here