Roma po bën maksimumin për t’u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm, objektiv që mund të realizohet edhe nëse fitohet Europa League.

Skuadra e Jose Mourinhos ka përballë Bayer Leverkusen në gjysmëfinalet e kësaj gare, dhe nëse ky objektiv arrihet, atëherë pse jo, edhe mund ta fitojë krejt trofeun, ndërsa në rast kualifikimi, luan me fituesin Juventus-Sevilla, shkruan Korneri.net

Nga ana tjetër, zyrtarët e klubit po punojnë intenzivisht për ta përforcuar skuadrën për edicionin e ardhshëm. Sipas lajmeve të fundit, Youri Tielemans, mesfushori i Leicester City, është afër t’i bashkohet Ro, pasi belgu është në fund të kontratës.

Ofertat nga Premier League nuk i mungojnë lojtarit, por Mourinho po bën gjithçka për ta bindur të transferohet në Serie A te Roma e tij, dhe shumë meia britanike e quajnë si punë të kryer. /Korneri.net

Artikulli paraprakBologna ndali Juven, Milik huqi penalltinë
Artikulli tjetërKriteret në Serie A, cila skuadër shkon në Champions nëse pikët janë të njëjta