Para pak ditësh të gjitha mediat evropiane përfshirë edhe ato madriliene, shkruajtën se Gareth Bale do të sakrifikohet gjatë kësaj vere në mënyrë që në klub të transferohet supertalenti francez Kylian Mbappe, shkruan Korneri.net.

Mirëpo, sipas informacioneve më të reja që vijnë nga kryeqyteti spanjoll apo më saktë nga klubi mbretëror, trajneri Zinedine Zidane, nuk e ka ndërmend ta shet uellsianin pavarësisht se ai personalisht dëshiron që Mbappe të jetë madrilien gjatë këtij afati kalimtar.
Për Zidane këmbëshpejti Bale është apsolutisht i pashitshëm dhe do të mbetet te Reali. /Korneri.net

Artikulli paraprakKy është hoteli dhe atmosfera te Trepça ‘89
Artikulli tjetërLiverpool me shumë gjasë transferon anëtarin e Arsenalit